Nora Gjakova ndalet në çerekfinale, garën e vazhdon në repesazh

E arta olimpike, Nora Gjakova nuk ka arritur ta prekë gjysmëfinalen e Grand Slam Baku që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogramë, Gjakova është ndalur në çerekfinale nga xhudistja e Britanisë së Madhe, Lele Nairne, raporton KosovaPress.

Por, gara nuk do të përfundojë këtu për xhudisten tonë, pasi që ajo tani do të luftojë në raundin e parë të repesazhit për të fituar medaljen e bronztë.

Gjakova raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten gjermane, Seija Ballhaus. Në çerekfinale, Gjakova u mposht Lele Nairne.

Read Previous

Microsoft do të ofrojë 100 milionë dollarë mbështetje teknologjike shtesë për Ukrainën

Read Next

Ronaldo, ka treguar pse nuk donte të quhej “fenomen”