Microsoft do të ofrojë 100 milionë dollarë mbështetje teknologjike shtesë për Ukrainën

Microsoft do të ofrojë 100 milionë dollarë mbështetje teknologjike për Ukrainën në vitin 2023 për të ndihmuar vendin të mbrohet, njoftoi nënkryetari i Microsoft Brad Smith gjatë një konference për shtyp në Lisbonë.

Ukraina do të jetë në gjendje të përdorë shërbimet cloud dhe inteligjencën artificiale të Microsoft-it, si dhe qendrat e saj të të dhënave në të gjithë Evropën, shpjegoi Brad Smith me rastin e Samitit të Ueb-it, “festivalit” të madh evropian të teknologjisë, ku u ftua të fliste përkrah zwvendws kryeministrit ukrainas Mykhailo Fyodorov.

Ndihma totale e Microsoft për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus ka arritur në 400 milionë dollarë , tha zëvendëspresidenti i saj.

Ukraina mbështetet shumë në teknologjinë për të mbështetur përpjekjet e saj të luftës, për të mbrojtur sigurinë kibernetike dhe për të siguruar vazhdimësinë e shërbimeve të saj digjitale në një gamë të gjerë sektorësh nga arsimi te shëndetësia.

“Kjo luftë tregoi pjesërisht nevojën për të zhvendosur shërbimet në cloud në kohë lufte për të mbrojtur elasticitetin dhe sigurinë e tyre,” tha Brad Smith.

Ndihma shtesë e shpallur “do t’i mundësojë qeverisë dhe bizneseve në Ukrainë të vazhdojnë punën e tyre në shërbim të qytetarëve ukrainas,” vazhdoi ai, duke iu referuar “aleancës digjitale të vendeve, bizneseve dhe organizatave joqeveritare që janë bashkuar për të mbështetur Ukrainën.”

Mykhailo Fyodorov nga ana e tij u kthye në planin e Ukrainës për t’u bërë “vendi më i digjitalizuar në botë”, me zhvillimin e një “pasaporte digjitale”, një shërbim regjistrimi biznesi dhe përdorimin nga miliona ukrainas të aplikacionit të qeverisë Diia.

Si pjesë e këtij plani, Ukraina ka kërkuar ndihmën e gjigantëve digjitalë dhe ka siguruar furnizimin e sistemit të komunikimit satelitor Starlink të Elon Musk.

I pyetur për deklaratat e fundit të Musk, i cili fillimisht tha se mund të ndalonte së mbështeturi Starlink, për të ndryshuar më vonë mendjen, Mikhail Fyodorov deklaroi se “nuk ka asnjë problem me këtë sistem”, por ai është në Samitin e Uebit për të kultivuar marrëdhënie ” me partnerë të rinj”. /Abcnews.al/

Read Previous

Twitter ka humbur mbi 1 milion përdorues që kur u ble nga Elon Musk

Read Next

Nora Gjakova ndalet në çerekfinale, garën e vazhdon në repesazh