Njoftim për konsultim publik të draft rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Gjakovës

Në web-faqen zyrtare të Komunës së Gjakovë, është publikuar një njoftim për konsultim publik të draft rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Gjakovës.

Sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se organizohet një konsultim publik me qytetarët e Gjakovës, dhe personat e tjerë që janë të interesuar lidhur me draft rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Komunën e Gjakovës.

Ky konsultim mbahet të premten (16/12/2021) në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Gjakovës (ish ndërtesa e Bankosit).

Më shumë detaje rreth këtij njoftimi, mund të gjeni në dokumentin e bashkangjitur ↓ :

Read Previous

Mbretëresha e Britanisë vlerëson me medalje dy kadetë të FSK-së

Read Next

Osmani: Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave