Komuna e Gjakovës përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur njoftimin lidhur me funksionimin e E-Kioskës në Lagjen e Bllokut të Ri (Orize).
Njoftimi i plotë i Komunës së Gjakovës është ky :
“Njoftim lidhur me funksionimin e E-Kioskës e cila ndodhet në lagjen e Bllokut të Ri (Orize)!
Për shkak të bartjes së administratës së Institucionit Parashkollor “Ganimete Tërbeshi” nga objekti i vjetër në atë të ri, konkretisht për shkak të disa punimeve në zhvendosjen e kabllos optike (ky rrjet është i përbashkët me E-Kioskun), kjo E-Kioskë nuk do të jetë në funksion gjatë ditës së sotme, saktësisht deri në orët e pasdites.
Lusim qytetarët për mirëkuptim!“