Juventus interesohet për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit

Juventusi është duke kërkuar një zëvendësues të Alex Sandros, pasi nuk llogarisin më në shërbimet e tij.

Zonja e Vjetër ka një start të tmerrshëm në Serie A, duke mos e shijuar ende fitoren e parë në këtë sezon.

Kështu, sipas asaj që raporton Calciomercato – Biankonerët kanë filluar të mendojnë për transferimet e reja, me Ferland Mendyn që është në listën e tyre.

Mbrojtësi i majtë ka treguar cilësi të mrekullueshme te Real Madridi dhe Juventusi beson se mund ta realizojë transferimin e tij.

Klubi italian e di se do të jetë e vështirë të transferojë mbrojtësin francez, por një shumë e majme mund të bind drejtuesit e Los Blancos ta shesin atë.

Juventusi duhet të bëjë ndryshime thelbësore në skuadrën e tyre për të arritur suksese në këtë edicion, pasi ky start nuk dëshmon një gjë të tillë. /Telegrafi/

Read Previous

Kessie drejt largimit, Milani gjenë zëvendësuesin e tij

Read Next

Njoftim lidhur me funksionimin e E-Kioskës në lagjen e Bllokut të Ri