Një kërcënim me bombë është pranuar në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kjo ka bërë që të gjithë pasagjerët të evakuohen nga hapësirat e aeroportit.
Lajmi është konfirmuar nga Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara e cila tha se udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar Gara në Facebook.
Aty ka arritur edhe Njësia Speciale “K9” e deminimit në Policinë e Kosovës dhe të gjitha njësitë relevante janë në Sllatinë.
/GazetaSinjali/