Emisioni i radhës “Gjurmëve të muzikës” iu kushtua gjurmëve të Qamilit të vogël, një emër i njohur për muzikën shqipe. Ai është njeriu që historinë e jetës së tij e shndërroi në rreshta e melodi.
Gjurmëve të Qamil Muhaxherit, krijuesit dhe ruajtësit më të madh që ka njohur historia e muzikës sonë. Me nofkën “Qamili i vogël”, ai krijoi vepra madhështore e të pavdekshme. Erdhi si muhaxher dhe u shndërrua në ikonën e qytetit tonë. “Kah dera të rashë me të pa, pa trashëgim paskem ken’, i vujten jam në këtë jetë,pasha sytë e mi…e shumë e shumë margaritarë të tjerë të krijuara nga ky autor i pa përsëritshëm dhe rrjedhimisht i jashtëzakonshëm!