Njeriu kryesor i Apple: AI mund të ketë të meta

YouTuber-i i njohur MKBHD ka intervistuar Tim Cook, drejtorin  ekzekutiv të kompanisë amerikane Apple.

Markez “MKBHD” Brownlee është një nga YouTuberët më të njohur në fushën e teknologjisë së informacionit, dhe pati mundësinë të intervistonte drejtorin ekzekutiv të Apple, Tim Cook gjatë konferencës WWDC.

Gjatë intervistës, Cook komentoi Apple Intelligence, si dhe funksionet që mund të kryejë AI i kompanisë, si përmbledhja e tekstit dhe njoftimeve, krijimi i emoji-ve dhe fotove të personalizuara dhe më shumë.

Siri gjithashtu është bërë më i zgjuar me Apple Intelligence, dhe tani i kupton më mirë gjuhët dhe ka më shumë kontroll mbi aplikacionet, transmeton Telegrafi.

Gjatë intervistës, Cook përsëriti atë që kishte pohuar më parë, se pavarësisht përmirësimeve që sjell, “AI mund të ketë edhe të metat e veta”.

Gjithashtu, Cook theksoi se prezantimi i pajisjes Magic Mouse ishte një moment i pabesueshëm. Ndiqeni intervistën e plotë në videon shoqëruese. /Telegrafi/

Read Previous

Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Read Next

​The Sun: Shqiptarët e kthyen në kuqezi murin e famshëm verdhezi të ”Borussia”