Njerëz që hidhen nga ballkonet e dritaret! Shpërthimi i fuqishëm me mbi 20 të plagosur trondit Suedinë

Një shpërthim i madh ka tronditur qytetin e Goteborgun të Suedisë, ku një ndërtesë është përfshirë nga zjarri. Të paktën 16 persona janë dërguar në spital dhe 4 të tjerë kanë marrë plagë të rënda.

“Bëhet fjalë për qindra të evakuuar, njerëzit gjithashtu kanë hedhur nga dritaret dhe ballkonet për të shpëtuar veten”, është shprehur për mediat lokale menaxheri i operacioneve në shërbimin e shpëtimit

Shpërthimi ndodhi pak para orës 5:00 të mëngjesit në Annedal në Gothenburg qendror. Zjarrfikësit janë edhe në tentativë të shuarjes së zjarrit i cili akoma nuk është nën kontroll, por ndërtesa ku përfshinte shumë banesa, është liruar pasi njerëzit që ndodheshin në shtëpi, janë hedhur jashtë nga dritare dhe ballkone.

Shërbimi i shpëtimit dhe policia ende nuk e dinë se çfarë shpërtheu, por nuk përjashtohet mundësia e një rrjedhje gazi.

Gjithsej 16 persona janë dërguar në spital, ndërsa katër persona të tjerë një burrë dhe tre gra, janë plagosur rëndë. Të plagosurit e tjerë kanë lëndime të lehta, përfshirë një fëmijë të moshës dhjetë. Një nga të plagosurit është zjarrfikës i cili ka marrë pjesë në punën e shuarjes. /tvklan.al


Read Previous

Përfshihen nga zjarri dy vetura

Read Next

Liga e Kampionëve kthehet me xhiron e dytë të fazës së grupeve