“Sot me 16.08.2024, ne ora 19:25, në rrugën “Engjell Zefi” në fshatin Bibaj komuna Ferizaj, në parkingun e sallës së dasmave “Fron Pallac“ ka ndodhur një vrasje. Me të marrë informacionin, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore reaguese dhe hetuesit”, ka deklaruar Qazim Reka
Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për këtë vrasje është një zyrtar policor, i cili tashmë është arrestuar.
“Sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kësaj vrasje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor”, ka njoftuar tutje majori Qazim Reka