Një tjetër trofe në horizont, Messi në garë për çmimin që i mungon

Lionel Messi është në garë për t’u përballur sërish me Cristiano Ronaldon, duke synuar një çmim që nuk e ka fituar kurrë më parë – “Këmbën e Artë.”

Tetë herë fituesi i Topit të Artë është lojtari më i dekoruar në histori, me koleksionin e tij të titujve madhorë që ka arritur në 46 pas suksesit te Inter Miami. Kampioni i Kupës së Botës mund të fitojë një tjetër trofe në vitin 2024, ndërsa skuadra e tij synon lavdinë në Kupën MLS.

Messi është nominuar për çmimin MVP të MLS dhe ka një tjetër çmim individual në horizont. 37-vjeçari ka hyrë në listën e shkurtër të 10 lojtarëve për çmimin “Golden Foot” për vitin 2024, një çmim i cili u jepet lojtarëve mbi 28 vjeç që vazhdojnë të luajnë në nivel të lartë.

Ky çmim mund të fitohet vetëm një herë gjatë karrierës, gjë që do të thotë se Messi po i afrohet fundit të mundësive për ta shtuar atë në CV-në e tij. Rivali i tij i përhershëm, Cristiano Ronaldo, e fitoi “Këmbën e Artë” në vitin 2020, gjatë kohës që luante me Juventusin, dhe vazhdon të shkëlqejë në Arabinë Saudite me Al-Nassr në moshën 39-vjeçare.

“Këmba e Artë” u prezantua për herë të parë në vitin 2003, me ikonën italiane Roberto Baggio si fituesin e parë. Që atëherë, emra të tillë si Andriy Shevchenko, Ronaldo, Ronaldinho, Zlatan Ibrahimovic, Didier Drogba, Andres Iniesta, Mohamed Salah dhe Robert Lewandowski kanë qenë ndër të nderuarit me këtë çmim. /Goal.com/

Read Previous

Xherdan Shaqiri nderohet sonte nga Zvicra

Read Next

“Një situatë e paprecedentë”, imazhet satelitore zbulojnë thatësirën e lumit Amazon