Një talent po lind në Kosovë, 5 gola në dy ndeshje në Conference League

Ballkani ka kaluar në fazën e tretë të Conference League, pasi ka shkatërruar në dy takime modestët nga San Marino, La Fiorita, me rezultatin e përgjithshëm 10-0.

Në ndeshjen e parë, kampionët e Kosovës fituan 0-4 në transfertë, ndërsa edhe më e lehtë ka qenë takimi I kthimit në Prishtinë.

Skuadra e Ilir Dajës triumfoi me 6 gola ndaj kundërshtarëve nga San Marino. Futbollisti që ka shkëlqyer në këto dy takime ishte pa më të voglin dyshim 21-vjeçari Albion Rrahmani. Ai realizoi 2 gola në ndeshjen e parë dhe 3 në të dytën.

Një talent që premton shumë…

/A2news/

Read Previous

​Departament i Shtetit i themeluar para 233 vjetësh

Read Next

Sllovakia kërkon t’ia shesë Ukrainës avionët luftarakë MiG-29