Një person në fshatin Brekoc të komunës së Gjakovës dyshohet se ka vjedhur 2 m3 dru.
Drunjtë më pas i janë konfiskuar nga Agjensioni i pyjeve dhe personi në fjalë më pas është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
Fsh. Brekoc 07.05.2022 – 10:50. Është ndaluar vozitësi mashkull kosovar, pasi që në kamion i kishte të ngarkuar 2 m3 dru, që dyshohet që janë të vjedhura. Drunjtë janë konfiskuar nga Agjensioni i Pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shko në procedurë të rregullt./Reporteri.net/