Sot në Malishevë një person i moshes madhore derisa ishte patrulla e policisë në kryerjen e detyrës zyrtare ia terhek vërejtjen të dyshuarit që mos të lëviz me biçikletën e tij në rrugë ku ishin duke u kryer punime sepse rruga ishte e bllokuar. I dyshuari nuk respekton urdhërin e policit dhe tenton të vazhdojë lëvizjen. Zyrtari Policor ia ka sqaruar të dyshuarit se nëse vazhdon do ta shqiptoj
një tiketë. Siç merr vesh Tv Syri i dyshuari pas kēsaj e kanos policin me fjalët “Ti nuk guxon me m’shkru
tiket, a e din me kan je tu fol, a e din kush jam” dhe ka vazhduar lëvizjen. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më vonë është ftuar në Polici në Malishevë e pas konsultimit me prokurorin kujdestar rasti është hapur dhe shkon ne procedurë të rregullt. Burimet e Tv Syrit kanë thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar nga njësia e Hetimeve Rajonale DRP-Gjakove.
Një person kërcënoi policin