Një anglez bleu pa vetëdije Honda Civic-in e tij vetëm disa javë pasi ia vodhën nga rruga në Solihull, West Midlands.
Ewan Valentine u shkatërrua kur i vodhën Honda Civic Type R.
E dashura e tij u zgjua një mëngjes për të shkuar në punë me veturë, por e pa se ajo ishte zhdukur.
E njoftuan policinë, por gjërat po ecnin ngadalë, kështu që ai filloi të interesohej për të tjera vetura.
Dhe e gjeti një praktikisht identike me veturën e vjedhur, por me targa të ndryshme, përcjell Telegrafi.
“Pra, dukej perfekte”, tha 36-vjeçari Ewan.
Valentine përfundoi duke paguar 26,800 dollarë për Honda Civic-in e ri, por ai shpejt filloi të vinte re gjëra të çuditshme.
Duke kontrolluar bagazhin, ai në bagazh gjeti disa gjëra që kishte pasur vetë ai në veturën e vjedhur.
Pasi kontaktoi policinë, Ewan mësoi se numri i identifikimit të automjetit (VIN) nuk përputhej me atë të veturës së tij të vjetër, sepse hajdutët kishin bërë përpjekje të mëdha për ta zëvendësuar atë.
“Ishte vetura ime. Ata bënë kontrolle të mëtejshme dhe arritën të gjenin numrin origjinal të saj”, tha ai.
Deri më tani, provat e mbledhura nga policia sugjerojnë se garazhi nga i cili Ewan kishte blerë veturën e tij të vjedhur nuk e kishte idenë se as ajo ishte vjedhur, ata ishin mashtruar nga hajdutët. /Telegrafi/