Bangladeshi nisi të mërkurën shërbimin e tij të parë hekurudhor të metrosë në kryeqytetin Dhaka, me zyrtarët dhe udhëtarët që shpresojnë se do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut në një nga qytetet më të dendura e të populluara në botë.
Projekti i financuar kryesisht nga Japonia, i njohur si Linja 6, u përurua në një ceremoni nga kryeministri Sheikh Hasina — i cili e përshkroi hekurudhën e re si “një moment historik”.
Mësohet gjithashtu se do të ketë vagonë treni të rezervuara vetëm për gratë dhe tha se metroja Dkaha do të ndihmonte në reduktimin e bllokimeve të trafikut në qytet në mënyrë të konsiderueshme.
Linja, e cila shtrihet mbi 20 kilometra (rreth 12 milje), do të shërbejë në 16 stacione dhe do të lidhë zonën veriore të Dhakës me zyrat qeveritare dhe spitalet për momentin.
Ekspertët vërejnë se infrastruktura e Dhakës nuk ka arritur të përputhet me shkallën e popullsisë së saj. Problemi është përkeqësuar nga mbështetja e tepërt e vendit te makinat dhe deri tani mungesa e transportit publik të organizuar. /A2CNN/