Një muaj paraburgim për babain i cili dyshohet se dhunoi dhe sulmoi seksualisht vajzat e tij

Është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj ndaj të pandehurit F.K., i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht njërën vajzë të tij të mitur dhe po ashtu dyshohet se ka dhunuar seksualisht vajzën tjetër, po ashtu e mitur. Masa e paraburgimiy është caktuar dje nga ana e Gjykatës Themelore në Gjakovë. Përmes komunkatës së lëshuar për media nga Gjykata thuhet se në muajin korrik të vitit 2021, i pandehuri e ka detyruar njërën nga vajzat e tij që të kryej akt seksual. Po ashtu, në shtator të 2020 i njëjti me qëllim seksual dhe pa pëlqimin e saj, ka tentuar me forcë ta prek të dëmtuarën e mitur, vajzën tjetër të tij. I pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ”Dhunimi” në vazhdimësi dhe veprën penale “Sulmi seksual”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Televizioni Syri ka raportuar para disa ditëve për këtë rast. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, kishte thënë se nëna e vajzave së bashku me to kishte bërë ankesë në Polici. I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 07 shkurt 2022 dhe do të zgjasë deri më 06 mars 2022. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Read Previous

Kurtishi: Vetëm në vitin 2021 janë regjistruar 1600 raste të reja të të sëmurëve me kancer

Read Next

Mungesa e literaturës në lëndët profesionale në shkollat e mesme, e zgjidhur përkohësisht