Mungesa e literaturës në lëndët profesionale në shkollat e mesme, e zgjidhur përkohësisht

Shkollat e mesme profesionale ka kohë që përballen me sfidën e njejtë. Mungesa e literaturës tashmë është problematikë e vjetër. Në tri shkolla të mesme profesionale publike që veprojnë në komunën e Gjakovës konkretisht në lëndët profesionale mësimdhënësit kanë bërë zgjidhje të ndryshme alternative për të siguruar materiale të bollshme që do të ju shërbejnë nxënësve për zhvillimin e mësimit.

Aktualisht nuk ka ndonjë institucion të veçantë që e ka përgjegjësinë për udhëheqjen, koordinimin dhe përshtatjen e zhvillimit të vazhdueshëm profesional për mësimdhënësit e arsimit dhe aftësimit profesional. Shkolla e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” është shkolla e parë që ne vizituam për t’u njohur nga afër se si e kanë zgjidhur këtë problematikë në procesin e mësimdhënies. Por nga bashkëbisedimet me mësimdhënës dhe nxënës kuptuam se kjo çështje nuk ka paraqitur problem, mësimdhënësit kanë krijuar skripta të ndryshme dhe materiale të bollshme në internet, duke zëvendësuar literaturën që institucioni përkatës nuk e ka bërë. Puna praktike pastaj e merr një përqindje të madhe të kohës mësimore. Drejtoresha Florentina Gjergjaj tha se shkolla që ajo drejton nuk përballet me problemin e mungesës së literaturës, madje shkolla ka krijuar edhe marrëveshje me biznese të ndryshme për punën praktike të nxënësve.

Kabineti i energjetikës me mësimdhënësen Ramize Kryeziu, është kabineti i preferuar i shumë nxënësve në këtë shkollë. Mësimdhënësja këtu tha që kanë krijuar skema të ndryshme dhe nxënësit e shfrytëzojnë ato në mungesë të literaturës.

E nxënësit tregojnë për punimin e realizuar, procedurat dhe lidhjet e energjisë që kanë përdorur deri në finalizimin e këtij punimi.

Një tjetër kabinet është ai i komunikacionit rrugor, edhe mësimdhënësi Blerim Halilaj i’u bashkua mendimit të njejtë të kolegëve duke theksuar se materialet që ata kanë krijuar janë të bollshme për të zhvilluar planprogramet.

Ndërtimtaria është kabineti i radhës, arkitektët e ardhshëm kanë hapur punimet e tyre në këtë klasë.

E kjo klasë edhe nga pamjet shihet që është e dizajnit, edhe në lënden e dizajnit mësimdhënësja thotë që literatura është evituar si problem për shkak të punës praktike dhe materialeve në internet.

Vazhduam tutje në shkollën e mesme ekonomike “Kadri Kusari” ku nxënësit e klasës së XI ishin në mes të orës mësimore në lëndën zyra mësimore, u munduam të mos pengojmë ecurinë e mësimit. Edhe pse u mirëpritëm nga nxënësit dhe mësimdhënësja Iliriana Vesvesja. E për temën që ishim tashmë duke e hulumtuar mësimdhënësja tha që është problem pasi duhet që materialet universitare ti përdorin për nxënësit e shkollës së mesme.

Nxënësja e kësaj klase vuri theksin të gabimet drejtshkrimore që ndodhen në skripta, duke e ditur që mësimdhënësit nuk janë të gjithë të diplomuar në gjuhë dhe letërsi shqipe, por ajo tha që me ndihmën e mësimdhënësve mundohen t’i evitojnë

Një tjetër mësimdhënës i kësaj shkolle që ishte i gatshëm të jap mendimin e tij rreth temës ishte edhe Besnik Rrahmani.

Një tjetër shkollë që në planprogramin e saj ka një përqindje të madhe të lëndëve profesionale është edhe Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisië “Hysni Zajmi”. Edhe në këtë mjedis shkollor kriteret për pranimin e nxënësve janë të larta, ata të cilët duhet të kenë notë mesatare nga 4. 5 deri në 5 mund të bëhen nxënës të këtij institucioni. Dhe këtë trend të notave të larta e vazhdojnë edhe përgjatë mësimit këtu, e këtë e konfirmuan edhe zëvendës drejtori dhe mësimdhënësi i kësaj shkolle.

Infektologu Afrim Sylejmani njëherit edhe mësimdhënës në shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” tha që punimet universitare thjeshtohen dhe përdoren si literaturë për nxënësit në këtë shkollë.

Bazuar në këto që mësimdhënësit thanë gjatë vizitës sonë  duket sikur aftësimi profesional përmes diktimit ka mbaruar duke u konsideruar si çështje e së kaluarës. Mirëpo  problemi nuk është zgjidhur në tërësi sepse prap  mbetët të evitohen edhe gabimet eventuale drejtshkrimore nëpër skriptat e mësimdhënësve të cilat me apo pa dëshirën e tyre gjenden në faqet e literaturës së lëndëve profesioanale e kjo për faktin se jo të gjithë mësimdhënësit kanë përgatitje profesionale në gjuhë shqipe atëherë edhe mu.

Read Previous

Një muaj paraburgim për babain i cili dyshohet se dhunoi dhe sulmoi seksualisht vajzat e tij

Read Next

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të dyshuarit të katërt për vrasjen e trefishtë në Gllogjan