Një i vdekur e dy të lënduar në aksident komunikacioni në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sot në orët e mbrëmjes në magjistralen Prishtinë-Pejë, në fshatin Zajm të Klinës.

Rastin e konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, tre persona janë lënduar, dy prej të lënduarve janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës, njëri ka shkuar pa shenja jete, teksa tjetri është dërguar për trajtim në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke i kryer hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/Telegrafi/

Read Previous

ASK: Rritja ekonomike 2.97 për qind në tremujorin e tretë të këtij viti

Read Next

Fitimet e klubeve nga Kosova në garat ndërkombëtare sollën mbi 5 milionë euro