Një i vdekur dhe 20 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Njoftimi i plotë:
23 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.669 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 144.685 doza të vaksinës.
Deri më sot 22.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.891 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.274.
Në total numri i rasteve aktive është 165.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!