Një grua shqiptare vdes në një aksident në Itali

Një 55-vjeçare shqiptare ka vdekur në një aksident në Itali.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Sernaglia Battaglia, në Treviso.

Sipas mediave italiane në aksident u përfshinë dy makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Aliçka dhe një Audi A6.

Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos.

/Zeri.info/

Read Previous

Konjufca priti në takim anëtarët e Bordit të KPMM-së, u ofron mbështetje

Read Next

Zyrtarizohet edhe kundër-kandidati i dytë i Agim Ademit në garën për kryetar të FFK-së