Punimet e fontanës në Çarshinë e Vjetër të qytetit të Gjakovës tashmë kanë filluar, intensifikimi tyre do të bëhet ditëve në vazhdim. Kjo pjesë e çarshisë tashmë do të ketë një pamje tjetër. Zyrtarë nga komuna e Gjakovës kanë treguar se ky projekt është në bashkëpunim me shtetin zvicerian.
Kjo fontanë së shpejti pritet të përfundohet dhe do të jetë në shërbim për gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës të cilët do të kenë mundësinë që të shohin diçka më ndryshe në këtë anë thanë nga drejtoria e shërbimeve publike.