Ekspertët e astronomisë në Australinë Perëndimore thanë se një dritë e gjelbër e ndritshme që ndriçoi qiellin e hershëm të mëngjesit mbi shtetin ishte në fakt meteor.
Dëshmitarët nga Perth në Goldfields raportuan se panë një dritë të ndritshme dhe disa e kapën atë në kamera, përcjell Telegrafi.
Matthew Woods nga Observatori i Perthit tha se topi i zjarrit ishte një meteor me përmasa sa të një topi.
“Ishte shumë e bukur, surprizë e vogël e bukur”, tha ai.
Woods tha se meteori ka të ngjarë të përbëhej nga hekuri që mori flakë ndërsa hynte në atmosferë.
“Dhe këtu mund të shihni atë shkëlqim të mrekullueshëm të gjelbër, portokalli”, shtoi ai. /Telegrafi/