Një ajsberg i zi misterioz shihet në ujërat e Kanadasë

Një ajsberg i rrallë i zi është parë në brigjet e Labradorit, Kanada, duke çuar në debate të ashpra në rrjete sociale në lidhje me origjinën dhe historinë e tij.

Imazhi u kap për herë të parë nga një peshkatar i quajtur Hallur Antoniussen, i cili po peshkonte karkaleca në Carbonear muajin e kaluar, përcjell Telegrafi.

Në bordin e anijes së tij të peshkimit Saputi, Antoniussen mbeti i shtangur nga ajsbergu i zi që lundronte.

“Kam parë ajsbergë. Por ky është krejtësisht ndryshe. Nuk është vetëm se është krejt i zi. Ai është pothuajse në formë diamanti”, tha Antoniussen.

Ndërsa fotografia u bë virale, përdoruesit e rrjeteve sociale u mahnitën nga veçantia e ajsbergut, ndërsa të tjerë u përpoqën të dilnin me një teori rreth ngjyrës së tij.

“Kam parë shumë ajsbergë të mëdhenj, por kurrë një të zi”, tha një përdorues. /Telegrafi/

Read Previous

Balenë e rrallë në ujërat shqiptare

Read Next

Rama: Kalaja e Beratit, kurora që ruan shpirtin dhe historinë e qytetit