Sot ka nisur vaksinimi kundër gripit sezonal në komunën e Gjakovës, për dallim nga vitet e kaluara procesi i vaksinimit do të kryhet në qendrën e vaksinimit ‘’Fehmi Agani’’. Kanë arritur diku rreth 8500 doza kurse vetëm për javën e ardhshme janë ndarë 1500 termine.
Qytetarët kanë filluar t’i marrin ato qysh në orët e hershme të mëngjesit dhe shprehen optimist sa i përket efektit të vaksinës.
Ndërsa lidhur me dilemat se a duhet të merret vaksina kundër gripit sezonal tashmë kur qytetarët janë imunizuar me atë kundër Covid-19, profesionistët shëndetësor thonë se qytetarët duhet të vaksinohen edhe me këtë vaksinë, por që vaksina kundër gripit të merret dy javë pas imunizimit me dozën e dytë të vaksinës anticovid-19.