Nis seanca e Kuvendit për raportimin e mandatit katërvjeçar të Qeverisë së Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën plenare me një pikë të rendit të ditës ku do të shqyrtohet projektrezoluta për katër vjet qeverisje.

Kjo seancë është nismë e partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe prezent në sallë janë 61 deputetë.

Fillimisht shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se sot Haki Abazi zyrtarisht i është bashkuar AAK-së.

Tahiri gjatë fjalës së tha se Grupi parlamentar i AAK në muajin mars të këtij viti kishte bërë kërkesë që të mbahet një debat për tri vjet qeverisje, e cila siç tha “është shtyrë deri më sot, dhe sot po bëhen katër vjet”.

“Kjo është qeveria me rekorde të ligjeve anti-kushtetues. Skandali i dytë ndërlidhet me një ndër problemet dhe skandale me tendere një burimore”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/

Read Previous

Kush janë rebelët që po marrin kontrollin e Aleppo në Siri?

Read Next

Protestat e dhunshme vijojnë në Gjeorgji