Protesta “Drejtësi për gratë e vrara”, e thirrur në mbrojtje të jetëve të grave, ka nisur në Ferizaj. Në protestë shihet numër i madh i pjesëmarrësve që po kërkojnë drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares M.O, raporton Ekonomia Online.
Shumë gra kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke u bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që mos ta normalizojnë vrasjen e grave.
Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka organizuar këtë protesë me pankarta për drejtësi për gratë e vrara.
“Policia i ka duart me gjak”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë para stacionit të policisë në Ferizaj.
Protesta u zhvillua para pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës, raporton EO.
M.O dyshohet se është vrarë nga Dardan Krivaqa me të cilin familja ka deklaruar se ka bashkëjetuar. Lidhur me rastin është arrestuar një person ndërkaq i dyshuari D.K. është ende në arrati./EO/