Nis fushata aktivizimi kundër dhunës në shkollat e komunës së Gjakovës

Mekanizmi kundër dhunës në familje që vepron në kuadër të komunës së Gjakovës, me rastin e 16 ditëshit të fushatës sensibilizuese për parandalimin e dhunës ndaj gruas, ka mobilizuar të gjithë anëtarët, për mbajtjen e ligjeratave me qëllim të vetëdijësimit të të rinjëve kundër dhunës në familje. Shkolla fillore “Emin Duraku” ishte shkolla e parë që organizoi ligjeratë të kësaj natyre, ku nxënësit shprehen një interesim mjaft të madh të jenë pjesë e kësaj fushate sensibilizuese.

Në këtë ligjeratë u diskutua për pasojat e dhunës tek fëmijët e deri tek parandalimi i dhunës

Transformimi i një shoqërie të dhunshme   në atë paqësore fillon nga transformimi individual i cili si fëmijë ka qenë në shtegun e dashurisë jo të urrejtjes, të paqes e jo të dhunës u tha mes tjerash në këtë takim.

Read Previous

Në KRU “Gjakova” do të ketë ndryshime të tarifave të ujit dhe kanalizimit për periudhën 2022-2024

Read Next

17 raste të reja pozitive me COVID-19