Nis dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin kundër Thaçit dhe të tjerëve në seancë private

Në Gjykatën Speciale në Hagë po dëgjohet dëshmitari i 18 i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçit dhe të tjerëve.

Seanca po zhvillohet e mbyllur për publikun dhe dëshmitari po dëshmon nën masa mbrojtëse.

Ndryshe, gjatë kësaj jave parashihet të zhvillohen seanca për tri ditë me radhë ndërsa pritet të dëshmojnë dy dëshmitarë të mbrojtur.

Në këtë proces gjyqësor deri tani janë dëgjuar 17 dëshmitarë të ZPS-së dhe vetëm tre prej tyre kanë dëshmuar pa masa mbrojtëse dhe në seanca publike.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

/GazetaSinjali/

Read Previous

SBASHK: Viti shkollor do të nis me vështirësi, shkak eksperimenti i gabuar i MASHTI-it me tekstet shkollore

Read Next

Michel do të propozojë zgjerimin e BE-së deri në vitin 2030