Nis debati parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Në Kuvendin e Kosovës ka nis debati parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023.

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra theksoi se ky raport i Komisionit Evropian e gjen Kosovën nën sanksione. Sipas saj, 300 milionë euro është vlera e projektit të cilat i ka bllokuar Bashkimi Evropian për shkak të sanksioneve të cilat rëndojnë Kosovën si pasojë e kësaj qeverie.

“Kushdo qe e ka lexuar këtë raport 133 faqesh e sheh, 21 herë përmendet fjala shqetësim, tre herë togfjalëshi shqetësim serioz, ndër të tjera përmendet edhe për korrupsionin, 32 here togfjalëshi fazë fillestare, 49 here progres i kufizuar, 3 herë përmendet pak progres, 30 herë nuk ka progres, 59 here pak progres dhe vetëm 8 herë togfjalëshi progres i mirë. Pra, në 184 cilësime, 176 janë me progres jo të mirë dhe vetëm 8 prej tyre me progres të mirë”, tha Deliu Kodra. /KosovaPress/

Read Previous

Çitaku reagon për vrasjet e fundit në Kosovë: Dikush të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë

Read Next

Deliu: Ngjarje të rënda po ndodhin, është krijuar pasiguri e frikshme