Nikollë Camaj propozohet për nënkryetar të Kuvendit të Malit të Zi

Deputetët Nikollë Camaj, Artan Çobi dhe Ilir Çapuni i kanë dërguar një letër kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq në të cilën propozojnë Nikollë Camajn për nënkryetar të Kuvendit.

Camaj vjen nga Forumi Shqiptar, pra Aleanca Demokratike e Shqiptarëve.

Në letër përmendet edhe biografia e tij.

Aty thuhet se Camaj me profesion është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

“Krahas përvojës 20-vjeçare të punës në profesion, në Gjimnazin e Tuzit është marrë me veprimtari të ndryshme shoqërore dhe politike dhe disa herë ka mbajtur poste të ndryshme. Ka qenë ndihmës sekretar për informim, pastaj kryetar i Kuvendit të Komunës së Tuzit, drejtor i Komunës së Tuzit, si dhe këshilltar në Komunën e Tuzit në disa raste. Ai ushtron detyrën e deputetit që nga 29 korriku 2023”, është thënë në letrën e tre deputetëve./EpokaeRe

Read Previous

Kosova kërkon zyrtarisht ftesë për “Eurovision 2025”

Read Next

Kosova bëhet anëtare e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën