Në ngrohtoren e qytetit të Gjakovës sot filloi prodhimi i energjisë elektrike nga biomasa. Një gjë e tillë po ndodh për herë të parë në Kosovë. Faza testuese e hedhjes së energjisë në rrjet nga kalldaja që prodhon energji elektrike u bë nga inxhinierët e kësaj ndërmarrje. Ky proces u përcoll nga afër nga kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe drejtoresha e ngrohtores, Albana Dulatahu Skivjani. Ngrohtorja e qytetit përbëhet nga dy kalldaja të cilat prodhojnë energji termike ndërsa një që prodhon energji elektrike. Një projekt i jashtëzakonshëm jo vetëm për Gjakovën por edhe për Kosovën është thënë me këtë rast.
Përdorimi më efikas i energjisë do të ketë efekt pozitiv mbi mjedisin jetësor dhe njëkohësisht do të gjeneroj rezultate tjera pozitive.Vlen të theksohet se projekti i ngrohtores së qytetit ende nuk ka përfunduar dhe kap vlerën e investimit rreth 15 miloionë euro.