Ngriten çmimet e qëndrimit ditor nëpër kopshtet private

12 kopshtet private të fëmijëve të cilat veprojnë në komunën e Gjakovës kanë marrur vendim që të ngrisin çmimet e shërbimeve të tyre, kjo si pasojë e situatës së fundit të krijuar në treg.

Çmimet e të gjitha produkteve kanë pësuar rritje, ato për punën tonë janë esenciale dhe është e pamundur që të zhvillojmë punën tonë me çmimet që kanë qenë tha drejtoresha e një kopshti në Gjakovë.

Ajo shtoi që çdo fëmijë e merr trajtimin e duhur në kopshtin e saj, ambienti i renovuar, ushqimi adekuat  dhe numri i madh i edukatoreve pamundësojnë zhillimin e biznesit me çmime të ulëta në këtë kohë.

Kurse në institucionin parashkollor “Ganimete Tërbeshi” aktualisht çmimet po vazhdojnë të jenë të njejta, qëndrimi ditor për një fëmijë është 35 euro në muaj.

Read Previous

Nxënësit e kolegjit “Mehmet Akif” përmes ekspozitës “UNITY IN DIVERSITY” festojnë ditën e tokës

Read Next

Kthehet në rigjykim rasti “Veteranët”, Apeli anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore