Ngjarje e rëndë në Itali, humb jetën 24 vjeçarja shqiptare

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Barcellona Pozzo di Gotto në Siçili, ku 24-vjeçarja Ambra Seferi është rrëzuar aksidentalisht nga dritarja e çatisë duke humbur jetën.

Sipas mediave, nëna e re ishte shqetësuar pasi i ishte mbyllur dera e shtëpisë dhe brenda ishin djali i saj 18 muajsh dhe një vajzë tjetër e mitur e një mikeshës së saj dhe për këtë arsye tentoi të hynte duke kaluar përmes çatisë.

Për fat të keq, ajo shkeli në një dritare që ndodhej në çati dhe u rrëzua. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në spitalin Milazzo dhe iu nënshtrua ndërhyrjeve reanimatore, 24-vjeçarja ndërroi jetë.

/a2cnn/

Read Previous

Australi, vazhdojnë operacionet e shpëtimit pas përmbytjeve

Read Next

Intervista: Përmbyllja e Vitit 2023 – Albulena Kryeziu- Bokshi, drejtoreshë në teatrin “Hadi Shehu”