Ngjarje e rëndë në familjen kosovare në Zvicër, burri dyshohet se vrau gruan

Një 37-vjeçare kosovare u gjet e vdekur në banesën e saj në Vevey VD të Zvicrës,  të premten, ku dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Të premten, sipas mediumit Blick, shtetasi kosovar, 42 vjeç, është paraqitur në një stacion policor në kantonin e Bernës, i cili pretendoi se kishte plagosur partneren e tij në apartamentin ku ajo jetonte në Vevey. Më pas policia shkoi në shtëpinë e gruas, ku e gjeti viktimën, e cila ishte goditur disa herë me thikë dhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari u arrestua menjëherë nga policia e Bernës dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme.

Viktima ishte nënë e katër fëmijëve.

Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet e mundshme në mënyrë që çuan në kryerjen e krimit.

/KlanKosova/

Read Previous

Zgjedhjet presidenciale në Turqi, sot vendoset nëse Erdogan do të jetë në pushtet edhe për pesë vjet

Read Next

Xhiro e fundit në Superligë, luhet për pozitën e barazhit dhe vendin e katërt