Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga 15 nëntori shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre.

Tutje thuhet se pajisjet dimërore duhet t’i kenë nga data 15 nëntor deri më 15 mars, transmeton Telegrafi.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të  fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Në vendin tonë, ka pasur rënie temperaturave këto ditë, ndërsa në disa vende ka pasur edhe reshje bore. /Telegrafi/

Read Previous

Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit – çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Read Next

Dita e ndeshjes: Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te Rumania