Nga një muaj paraburgim për tre persona në Prizren që dyshohet se falsifikuan testet për COVID-19

Gjykata Themelore e Prizrenit u ka caktuar nga një muaj paraburgim të pandehurve Xh.K., A.S., dhe Sh.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale falsifikimi i dokumenteve, konkretisht lëshimin e testeve të koronavirusit me rezultat negativ.

Siç njofton gjykata, të pandehurit Xh.K., A.S., dhe Sh.K., me datë 24 gusht, në orët e mbrëmjes në Prizren, në Agjencione të ndryshme me dije përdorin dokumentin e falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal,  ashtu që falsifikojnë teste RT – PCR SARS COVID-19 – NEGATIV, ne emër të shumë personave, duke manipuluar me kompjuterë dhe duke vendosur vula në testet e falsifikuara në këmbim të një shumë të parasë.

/Reporteri/

Read Previous

Milot Rashica do të grumbullohet nga Kosova, por do të mungojë në ndeshjen e parë ndaj Gjeorgjisë – kjo është arsyeja

Read Next

70% e popullsisë janë vaksinuar në Danimarkë, nga Shtatori hiqen kufizimet