Qendra e vaksinimit “Fehmi Agani” duke filluar nga kjo fundjavë nuk do të jetë e hapur më ditëve të shtunë dhe të diel për t’u vaksinuar. Përmes telefonit këtë e ka konfirmuar për TV Syri-n, drejtoresha e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, Afërdita Spahiu- Shllaku.
Arsyeja e një vendimi të tillë erdhi pasi shumica e personave janë të vaksinuar dhe nuk ka termine të lira.
Vaksinimi për qytetarët do të vazhdojë gjatë ditëve të javës. Të gjithë qytetarët që ende nuk janë vaksinuar drejtoresha bën thirrje që ta marrin vaksinën sa më shpejt.
Kujtojmë që deri më tani të vaksinuar me dozën e parë në Gjakovë janë 51,62% qytetarë kurse me dozën e dytë 45% e qytetarëve.