Zyrtarë nga Drejtoria Rajonale Kufitare Perëndim, në Gjakovë, thonë se gjendja e sigurisë në zonën që ata e mbulojnë është e qetë dhe stabile. Kolonel Nexhmi Krasniqi ka thënë se janë ngritur masat e sigurisë me prezencë të shtuar në vijen e gjelbërt si dhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Ndërsa sa i përket kalimeve ilegale numri i tyre ka rënë dukshëm në krahasim me dy vitet kaluara.https://www.syri-vision.tv/
Krasniqi tha se nga janar i këtij viti e deri më tani janë arrestuar 8 persona dhe grupe që kanë kryer veprën penale “Kalimi illegal I emigrantëve”.https://www.syri-vision.tv/
Policia Kufitare mbulon 297 km vijë kufitare dhe në këtë zonë të përgjegjësisë janë marrë një sërë masash shtesë në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, qoftë në pikat e kalimit, ashtu edhe në kufirin e gjelbër.https://www.syri-vision.tv/