Nga Igli Tare te Fabio Paratici, Milani në kërkim të një drejtori të ri sportiv

Ndërsa Milan-i po përgatitet të dalë në fushë ndaj Bologna-s për rikuperimin e ditës së nëntë të Serie A, që përfaqëson një betejë të vërtetë për një vend në Champions League të vitit të ardhshëm, në Casa Milan njerëzit janë duke menduar prej disa javësh për sezonin e ardhshëm që do të shohë ardhjen e një drejtori të ri sportiv.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, Zlatan Ibrahimovic dhe Geoffrey Moncada, të cilët do të kthehen për të udhëhequr zonën e skautizmit, janë duke vlerësuar zgjidhje të ndryshme me karakteristika dhe përvojë të ndryshme.

Në listën e dëshirave të klubit kuqezi janë disa emra në fakt.

Kalojmë nga Andrea Berta, i cili u largua nga Atletico Madrid-i pas shumë vitesh dhe ka një listë të gjatë të kërkuesve (Arsenal-i në radhë të parë), tek Igli Tare dhe Fabio Paratici (pezullimi i tij pas skandalit të fitimeve kapitale të Juventus-it skadon në qershor), duke kaluar nëpër emra si François Modesto apo dhe Nicolas Burdisso. Ky i fundit ka ndarë dhomën e zhveshjes së Inter-it me Ibrahimovic-in gjatë karrierës së tij si futbollist.

Ndjenja është se te Casa Milan po hyjnë në fazën e nxehtë për një zgjedhje përfundimtare. Në fakt, emërimi i një drejtori të ri sportiv duhet të bëhet brenda muajit mars, në mënyrë që të ketë pak kohë përpara për të planifikuar për sezonin e ardhshëm.

Por, padyshim që fusha e blertë do të ketë përparësi.

Në fakt, në muajin e ardhshëm pozicioni në renditjen i Milan-it të Sergio Conceiçao-s do të marrë formë gjithnjë e më shumë dhe do të shohim mbi të gjitha nëse Mike Maignan dhe shokët e tij do të arrijnë objektivin minimal të vendit të katërt.

Një Milan, megjithatë, pa Champions League do të duhet të rishikojë planin e tij të zhvillimit. Në këtë rast, drejtori i ri sportiv mund të duhet të zgjedhë, me miratimin e klubit sigurisht, udhëzuesin e ri teknik për 2025-26. /Albanianpost.com

Read Previous

Qeveria zvicerane jep këshilla udhëtimi për këdo që shkon në Turqi

Read Next

Kaja Kallas: Çdo marrëveshje paqeje e Ukrainës ka nevojë për Evropën në bord