Nga Ibrahimovic te Coutinho, zbulohet formacioni i të dështuarave të Barcelonës në shekullin 21, shumë yje pjesë e tij

Dy yjet e mëdha, Zlatan Ibrahimovic dhe Philippe Coutinho janë emëruar në “Formacionin e dështuar” të Barcelonës për Shekullin 21 nga media spanjolle.

Pavarësisht se kanë shijuar sukses të madh në pjesën tjetër të Evropës, dyshja ose kanë luftuar – ose janë ende duke luftuar në Nou Camp.

Është gazeta spanjolle Marca e cila ka zgjedhur 11-shen e dështuar të Barcelonës për shekullin 21, ku Ibra dhe Coutinho nuk janë yjet e vetëm.

Portieri dhe mbrojtja

Richard Dutruel; Martin Caceres, Dmytro Chygrysnkiy, Yerry Mina, Thomas Vermaelen

Portieri francez Dutruel shkëlqeu te Celta Vigo, për t’i rënë në sy Barcës në vitin 2000, por ai mbeti pas Pepe Reinas në hierarkinë e portierëve, ndërsa u largua dy vjet më vonë me vetëm 15 paraqitje në La Liga.

Në mbrojtje, ka emra të njohur si Mina i Everton dhe ish-ylli i Arsenalit, Vermaelen, të cilët dështuan ta tregojnë veten në Camp Nou.

Chygrysnkiy u soll në Camp Nou pas shtatë vitesh të qëndrueshme në Shakhtar Donetsk, por luajti vetëm një sezon para se të kthehej në Ukrainë si dështim.

Ndërkohë, Caceres arriti si një lojtar me perspektivë, por dëmtimet dhe forma jo e vazhdueshme siguruan që ai të mos jetonte kurrë në përputhje me potencialin e tij./Telegrafi

Read Previous

Kurti emëron zëvendësministrat në tetë ministri

Read Next

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje fillojnë të hynë në sallë