Nga e hëna duhet t’i keni pajisjet dimërore në veturë, kaq dënoheni nëse s’i keni

Të gjithë shoferët obligohen që nga e hëna t’i kenë pajisjet dimërore. Në të kundërtën do të pasojnë gjobat.

Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.

Kushdo që nuk e respekton këtë rregull, gjobitet me gjobë prej 40 euro.

“ Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 1. ose 2. të këtij neni”, thuhet në këtë ligj.

Read Previous

SHSKUK: Vetëm 12 pacientë me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale

Read Next

Rita Ora prezantuese në “MTV Awards”, Dua Lipa, Loredana e Gjon’s Tears të nominuar