Së shpejti do të zhvillohet ceremonia prë Topin e Artë dhe sulmuesi brazilian i Real Madrid, Vinicius Jr. është një nga favoritët. Ai ka një mbështetës të fortë në këtë garë, patriotin e tij Neymar, që prej kohësh deklaron se Vinicius e meriton këtë trofe.
“Nuk ka njeri më të mirë se ai. Ai pati një sezon të mrekullueshëm, unë e mbështes atë për Topin e Artë”, tha Neymar për mediat, ndërkohë që gradualisht po rikthehet në fushën e lojës pas dëmtimit të gjatë.
Më tej, sulmuesi brazilian shton: “Vini e meriton trofeun, është një luftëtar, ka vuajtur shumë në jetë. I ka kapërcyer të gjitha kritikat dhe tani për ne është një idhull, një hero i madh”.
Ceremonia për dhënien e Topit të Artë do të zhvillohet më 28 tetor. Janë disa kandidatë për fitimin e këtij trofeu, që pritet të nisë një epokë të re, pa Cristiano Ronaldo e Lionel Messi mes favoritëve. /Telesport.al/