Sipas të përditshmes francez “L’Equipe”, në mesin e 20 futbollistëve më të paguar në kampionatin e Francës, 18 vijnë nga skuadra e PSG-së. Më shumë përfiton braziliani Neymar, i cili arkëton në muaj plot 4.083 milion euro.
Në vendin e dytë është Lionel Messi me 3.375 mln euro, para Mbappe me 2.22 mln euro në muaj.
Në mesin e 20 futbollistëve më të paguar në Francë, përpos 18 futbollistëve të PSG-së, janë edhe 2 futbollist të Monakos. Bëhet fjalë për Visam Ben Yedder , që mban pozitën e 15-të me 650 mijë euro në muaj dhe Cesk Fabregas, që mban pozitën e 18-të me 600 mijë euro në muaj.
/alsat.mk