Neymar “dorëzohet” përballë tifozëve, “ylli” brazilian pranë largimit nga PSG

Shumë tifozë të Paris Saint-Germain duan që Neymar të largohet nga Parisi verën e ardhshme, ndërsa dyshohet se shtëpia e lojtarit është sulmuar nga mbështetësit e PSG-së.

Mediet franceze raportojnë se ylli brazilian ka vendosur të mos ngrejë akuza pas incidenteve që ndodhën para shtëpisë së tij.

Megjithatë, ish-lojtari i Barçës tani është i hapur për t’u larguar nga PSG-ja këtë verë, madje edhe “parizienët” janë të gatshëm ta lënë “yllin” brazilian të largohet. /i.m /abcnews.al 

Read Previous

Planet për stadiumin e ri prej 112,000 ulësesh të Boca Juniors janë jashtë çdo imagjinate

Read Next

Kurorëzimi i Mbretit Charles III u shikua nga më shumë se 18 milionë shikues