Newcastle United dhe trajneri Steve Bruce janë ndarë zyrtarisht, vetëm disa ditë pasi udhëhoqi ndeshjen e tij të 1000-të si menaxher.
E ardhmja e Bruce ishte në dyshim sapo Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite bleu klubin nga Mike Ashley dy javë më parë dhe shumë prisnin që ai të humbiste punën para fundjavës.
Ai përfundimisht u lejua të drejtonte ekipin kundër Tottenham, por përfundoi në një humbje 3-2, falë autogolit të vonë të Eric Dier.
Megjithatë, sot (e mërkurë), klubi anglez njoftoi zyrtarisht si Bruce është larguar nga pozicioni i tij me pëlqimin e ndërsjellë dhe e falënderuan atë për punën e tij.
“Newcastle United mund të konfirmojë që Steve Bruce është larguar nga pozita e tij si trajner me pëlqimin e ndërsjellë”.
“Klubi do të donte të regjistronte mirënjohjen e tij për Steve për kontributin e tij dhe i uron mirë për të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Newcastle.
Ndryshe, gjatë ditëve të fundit janë përmendur shumë emra trajnerësh që mund ta drejtojnë klubin anglez në epokën e re.
Antonio Conte, Zinedine Zidane, Eddie Howe, Frank Lampard dhe Wayne Rooney janë vetëm disa nga emrat e përfolur.
Ekipin do të udhëheqë Graeme Jones në bazë të përkohshme, duke filluar nga udhëtimi i së shtunës në Crystal Palace, deri në emërimin e trajnerit të ri.
/Telegrafi/