Nesër mblidhen sërish deputetët për seancën konstituive

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish të shtunën, një ditë pas festës së Kurban Bajramit.

Seanca, që i bie të jetë e 28-ta në tentativë për ta konstituar Kuvendin e Kosovës mbahet me fillim nga ora 11:00.

Edhe të enjten, deputetët dështuan ta funksionalizojnë parlamentin për herë të 27-të, njofton Klankosova.tv.

Kjo seancë nuk u zhvillua si rëndom, që ndodh pas 48 orësh, por pas 24 – orësh me dakordimin e të gjithë deputetëve që të pushojnë sot, për festën e Kurban Bajramit.

Ngërçi parlamentar po vazhdon tash e gati dy muaj për shkak të insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të fshehtë për kandidaten e tyre për kryeparlamenare, Albulena Haxhiun.

Kjo e fundit nuk po arrin assesi ta sigurojë shumicën e nevojshme për t’u bërë shefe e deputetëve.

Read Previous

Google Translate më në fund po mëson kontekstin kur përkthen

Read Next

KFOR-i dhuron donacione në disa komuna