Nesër mbahen homazhet në nder të ikonës së kinematografisë Margarita Xhepës

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri ka njoftuar se homazhet në nder të ikonës së kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Margarita Xhepës, do të mbahen nesër.

“Pas komunikimeve me familjen e së ndjerës, aktores së madhe Margarita Xhepa, njofton se homazhet do të mbahen nesër më datë 4 prill në orën 10:00-13:00 në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit”, thuhet në njoftim.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Ajo është vlerësuar me titullin “Nder i Kombit”, numëron 182 role, mes të cilave 32 në kinematografi dhe 150 në skenën e teatrit. /Albanianpost.com

Read Previous

Tarifat e Trump, ministri gjerman i Financave: Do të shkaktojë dëme të mëdha në mbarë botën

Read Next

Rubio thotë se SHBA është aktive si gjithmonë në NATO