Nesër do të mbyllet për qarkullim rruga në udhëkryqin Gjakovë – Klinë

Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër (e shtunē) do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

Kjo ministri ka dhënë arsyet për ndërprerjen e trafikut dhe ka treguar se ndalimin i qarkullimit do të bëhet në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në orën 16:00.

“Ju njoftojmë që nesēr (e shtunē) mē datën 23.11.2024, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës. Me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik”, thuhet në njoftim./kp

Read Previous

Kryeministri i Polonisë paralajmëron se ka “rrezik real” për konflikt global

Read Next

KRM “Çabrati” tash e tutje kujdeset edhe për mirëmbajtjen e shërbimeve publike