Nëse mbledh plehra nga një rrugë në Kopenhagë, do të marrësh një shpërblim

Nëse turistët marrin pjesë në aktivitete mjedisore gjatë vizitës së tyre në Kopenhagë, ata do të shpërblehen me ushqim dhe aktivitete falas, njoftoi administrata e kryeqytetit danez.

Në praktikë kjo do të thotë se atraksionet më të mëdha turistike ofrojnë shpërblime për mbledhjen e mbeturinave, udhëtimin me transport publik ose përdorimin e biçikletës si mjet transporti.

Çmimet variojnë nga një drekë falas, kafe ose gotë verë deri te qiratë më të lira të kajakut.

Është një fushatë provë e quajtur “Copenpay” (një kombinim i fjalës Copenhagen dhe “to pay” në anglisht), e cila fillon më 15 korrik, dhe synimi është të ulë ndikimin e turizmit në mjedis.

– Kur udhëton jashtë vendit, nëse fluturon ose shkon me makinë, ndot – thotë Ricke Holm Petersen nga Organizata e Turizmit në Kopenhagë.

Projekti bazohet në besim, që do të thotë se nuk ka gjasa që ndonjërit prej turistëve t’i kërkohet prova se ata kanë kryer realisht aktivitetet e kërkuara.

– Për disa atraksione ndoshta do t’ju duhet të tregoni një foto të vetes duke hipur në një biçikletë ose një biletë transporti publik – thotë Petersen.

Nëse autoritetet vlerësojnë se aksioni është i suksesshëm, ai do të shtyhet deri në fund të vitit./AlsatM

Read Previous

Sulmohet me koktej molotovi një lokal në veri që Sveçla e kishte vizituar

Read Next

Rreth 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë